Shifra shkatërruese për Mbappé në Champions, francezi në gjurmët e më të mëdhenjve

Shifra shkatërruese për Mbappé në Champions, francezi në gjurmët e më të mëdhenjve

29 Janar 2026 14:44 Alfred Lleshi Edhe në mbrëmjen e hidhur të Lisbonës, Kylian Mbappé la gjurmë. Pavarësisht humbjes së Real Madridit ndaj Benfica (4-2), sulmuesi francez shënoi një dopietë, duke e çuar totalin e tij në 13 gola në fazën e ligës së Champions-it. Një shifër rekord absolut, e ndihmuar edhe nga formati i ri me 8 ndeshje për skuadër. Rruga e tij finalizuese ka qenë mbresëlënëse: dopietë ndaj OM, tripletë kundër Kairat Almaty, 4 gola ndaj Olympiacos, 2 kundër Monaco dhe dopieta e Lisbonës. Një vazhdimësi që e bëri kryegolashënues të fazës së ligës, me 5 gola më shumë se Harry Kane. Mbappé ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon më të mirë në fazën e grupeve (11 gola në 2015/16), ndërsa Messi, Lewandowski dhe...