Sherr i madh familjar te “Beckham”, akuza dhe kundërakuza. Tronditet perandoria e tyre
Ditë të vështira për David dhe Victoria Beckham. Çifti është tronditur nga akuzat e djalit të madh, Brooklyn, i cili prej rreth një viti është larguar nga familja. Një stuhi mediatike që ka cenuar qetësinë e ish-futbollistit dhe bashkëshortes së tij. I rikthyer në angazhime publike, David shmangu pyetjet direkte, por la një mesazh që duket i drejtuar pikërisht Brooklyn-it. Në emisionin “Squawk Box” në CNBC ai tha: “Fëmijët e mi kanë bërë gabime. Megjithatë, fëmijëve iu lejohet të gabojnë. Kështu mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lësh të gabojnë”. Për rrjetet sociale shtoi: “Duhet të përdoren për arsyet e duhura”. Sipas “Mirror”, Victoria është e shkatërruar, ndërsa David i tërbuar. Frika është se kjo mund të dëmtojë “markën Beckham”. Në këtë histori është rikthyer edhe Rebecca...
Burimi:
telesport.al