Shënon vetëm 0,8 gola për ndeshje, te Partizani “çalon” edhe sulmi

Shënon vetëm 0,8 gola për ndeshje, te Partizani “çalon” edhe sulmi

Në këtë sezon me plot ulje e ngritje, “thembra e Akilit” për Partizanin ka qenë reparti difensiv teksa skuadra ka pësuar 25 gola në 21 ndeshje. Mirëpo, nëse i hedhim një sy statistikave, edhe sulmi nuk është se ka bërë më mirë në ekipin kryeqytetas. Aktualisht, “Demat” kanë shënuar 17 gola në 21 ndeshje të Kategorisë Superiore, me një mesatare shënimi 0.8 gola për ndeshje me golavarazhin e përgjithshëm që për momentin është minus tetë. Shumë pak për Partizanin që këtë sezon e nisi me objektivin minimal për t’u renditur mes katër vendeve të para të klasifikimit dhe për të qenë kështu pjesë e “Final Four”. Megjithatë, faktet janë “kokëfortë” dhe statistikat nxjerrin në pah problematikat dhe shpjegojnë pse Partizani vërtitet në mesin e tabelës...