Shembull për Shqipërinë! Atë që Ruben Amorim nuk e bëri kurrë, Michael Carrick tregon sesi bëhet puna e trajnerit me një lëvizje

Shembull për Shqipërinë! Atë që Ruben Amorim nuk e bëri kurrë, Michael Carrick tregon sesi bëhet puna e trajnerit me një lëvizje

Michael Carrick sapo ka marrë rolin e trajnerit të përkohshëm të Manchester United, por që në ditët e para ai bëri një sërë lëvizjesh që tërhoqën vëmendjen e publikut. Ndryshe nga Ruben Amorim, Carrick iu drejtua menjëherë akademisë, ndryshoi mënyrën se si punonte me lojtarët dhe riktheu besimin e futbollistëve të rinj. Lëvizjet e tij të para dolën në pah veçanërisht pas fitores ndaj Manchester City. Carrick pranoi të merrte përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm të Manchester United deri në fund të sezonit. Ai i bëri menjëherë përshtypje të gjithë spektatorëve të martën në mbrëmje, ndërsa u shfaq në Leig Sports Village për të parë ekipin U21 të Manchester United. Ndryshe nga Carrick, Ruben Amorim nuk pa kurrë një ndeshje të ekipit të të...