No Image Available

Shehi: Të gjitha ndeshjet e Tiranës janë të rëndësishme, Xhixha e Tabeku? Vendosim sot

“Mund të cilësohet ndeshje e rëndësishme edhe për atë që thatë ju për renditjen, në këtë fazë ku jemi, të gjitha ndeshjet për ne janë vendimtare dhe të rëndësishme. Kështu është gara, luan ti dhe të tjerët, përqëndrimi ynë është te ndeshja që do të zhvillojmë dhe pastaj pyet si kanë dalë të tjerat. Këtë javë jemi në të fundit që luajmë dhe do ti shohim me interes rezultatet e kundërshtarëve tanë. Përqëndrimin kryesor e kemi te ndeshja jonë dhe kundërshtarët tanë janë dytësorë. Kemi ndryshuar pak, qasjen që kemi në fushë, duke vlerësuar momentin, jemi në rrugën e duhur përsa i përket agresiviteteti, kundërshtarët kanë bërë mirë dhe janë rivalë direkt dhe kërkojnë respekt maksimal. Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk janë stërvitur gjatë gjithë...