“Sfida me Kroacinë ishte çmenduri”, rrëfehet Arbër Hoxha: Goli më i bukur? Ai kundër Rijekës
Arbër Hoxha është kthyer në një lider absolut te Dinamo Zagreb, ndërsa ka fituar kuota gjithnjë e më shumë edhe në radhët e ekipit Kombëtar. Hoxha përjetoi një fund viti magjik, por tifozët e Dinamos dhe ato kuqezi “kryqëzojnë gishtat” që sulmuesi të ruajë të njëjtin ritëm edhe këtë vit, mbi të gjitha gjatë muajit mars, kohë në të cilën Shqipëria do të luajë në fazën “play-off” për të synuar një biletë për në Botëror. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Arbër Hoxha u rikthye fillimisht pas në kohë duke theksuar se firma për Dinamo Zagreb ishte gjëja më e mirë që ka bërë në jetë: “Kur nënshkrova për Dinamon ishte dita më e mirë e jetës sime. Dinamo është klub i madh,...
Burimi:
gijotina.com