Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

Sfida e fundit e 2025-ës, ndaj Pisës Spalletti pret konfirmime nga 3 lojtarë

Luciano Spalletti dhe Juventusi i tij janë gati për udhëtimin e rëndësishëm në Pisa, që do të zhvillohet të shtunën, i fundit në kampionat për 2025. Një ditë pas stërvitjes së zakonshme, disa lojtarë janë në fokus: Conceicao, McKennie dhe Cabal po punojnë me intensitet të rritur për të superuar problemet fizike, ndërsa Zhegrova, që ka kaluar gripin, nuk pritet të ketë vështirësi për t’u rikuperuar. Sot, ekipi do të ketë një ditë pushimi, për t’u rikthyer nesër për stërvitjen përfundimtare para ndeshjes. Ndërkohë, mungon konferenca për shtyp nga Spalletti, ndërsa duket se do të ketë një vlerësim të mëtejshëm për Conceicao dhe McKennie nesër, për të parë nëse ata mund të udhëtojnë për në Pisa. Spalletti mund të bëjë thirrje vetëm në rast se...