Video/ Arbitrat sërish nën shënjestër në Serie A, shpërthejnë polemikat për golin e Parmës kundër Milanit një javë pas Inter-Juve
Vetëm një javë pas diskutimeve të forta për arbitrimin në Inter–Juventus, “San Siro” rikthehet në qendër të polemikave. Këtë herë në fokus është goli që vendosi sfidën mes Milanit dhe Parmës, i realizuar nga Mariano Troilo në minutat e fundit. Me rreth 10 minuta nga fundi, Parma fitoi një goditje këndi. Emanuele Valeri ekzekutoi drejt shtyllës së dytë, aty ku Troilo devijoi me kokë duke dërguar topin në rrjetë pas shpinës së Mike Maignan. Fillimisht, arbitri Marco Piccinini e anuloi golin për një bllokim të pretenduar nga Valenti ndaj portierit të Milanit. Sipas gjyqtarit, kishte faull ndaj Maignan dhe, në bazë të protokollit, situata nuk dukej si një “gabim i qartë dhe i dukshëm” që do të kërkonte ndërhyrje. Megjithatë, pas sinjalizimit nga VAR, Piccinini...
Burimi:
top-channel.tv