Vendosin Pavlovic e Leao, Milan merr revanshin ndaj Cremoneses

Vendosin Pavlovic e Leao, Milan merr revanshin ndaj Cremoneses

Milani merr revanshin ndaj Cremoneses për humbjen që kjo e fundit i shkaktoi skuadrës kuqezi në javën e parë të Serie A. Të besuarit e Massimiliano Allegrit iu imponuan kësaj skuadre në sfidën e zhvilluar në Cremona duke e mundur me rezultatin 2-0 për të çuar sërish në 10 pikë diferencën me Interin kryesues. Skuadra vendase tentoi me Bonazzoli dhe Vardy, por ishte Milani që dominoi dhe Cremoneses iu deshën dy pritje fantastike të Auderos ndaj Pulisic dhe Fofana për të mbajtur portën të paprekur, përpara se të Leao të shpërdoronte shansin për të shënuar golin e avantazhit kur u gjend i vetëm para portës kundërshtare. Në pjesën e dytë, Leao gaboi sërish nga shumë pranë portës edhe pse u shpërqendrua nga dalja e Auderos....