“Tregoi një shembull të rrallë respekti”/ Gjesti kundër Juves, Bastoni kandidat për çmimin prestigjioz të korrektesës
Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit, është kandidat për çmimin prestigjioz “Rosa Camuna”, themeluar në 1996 për të nderuar ata që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe sportiv të Lombardisë. Presidenti i Këshillit Rajonal të Lombardisë, Federico Romani dhe këshilltari Pietro Bussolati theksojnë se Bastoni është një nga figurat më të njohura të futbollit lombard, italian dhe evropian, duke treguar teknikë, personalitet dhe përgjegjësi si me fanellën e Interit, ashtu edhe me kombëtaren italiane. Ata vlerësojnë veçanërisht maturinë e mbrojtësit në lidhje me episodin gjatë ndeshjes Inter-Juventus më 14 shkurt, kur Bastoni publikisht pranoi gabimin e tij në fushë, që çoi në kartonin e kuq të Kaluls. “Reagimi i Bastoni ishte një shembull i rrallë i respektit për lojën, kundërshtarët dhe tifozët,” thanë Romani dhe...
Burimi:
top-channel.tv