Transferimi i talentit brazilian te Milani në rrezik, Corinthians bllokon marrëveshjen pas interesimit të Benficës

Transferimi i talentit brazilian te Milani në rrezik, Corinthians bllokon marrëveshjen pas interesimit të Benficës

Transferimi i mesfushorit të ri brazilian André drejt Milanit dukej vetëm çështje detajesh, por situata ka ndryshuar papritur duke shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e klubit italian. Rossonerët thuhet se madje kishin paralajmëruar se mund ta çonin çështjen deri në FIFA nëse marrëveshja nuk do të respektohej. Sipas raportimeve të fundit, operacioni për transferimin e talentit është pezulluar për momentin. Presidenti i Corinthians, Omar Stabile, ka vendosur të bllokojë negociatat pasi trajneri Dorival Júnior ka kundërshtuar fuqishëm largimin e lojtarit, madje duke kërcënuar edhe me dorëheqje nëse transferimi realizohej. Milani ishte shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për një shifër që varionte nga 13 deri në 14 milionë euro për mesfushorin e lindur në vitin 2006. Megjithatë, Dorival Júnior i ka bërë të qartë presidentit të klubit...