Te tjera polemika në Serie A, ish arbitri Cesari: Nuk ka gabim të qartë të arbitrit në fushë…
Pas Derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, Serie A u pushtua nga të tjera polemika që këtë radhë përfshin sfidën mes Milanit dhe Parmës ku në qendër të vëmendjes ishte goli i Troilit që i dha fitoren Parmës dhe që e çoi Milanin 10 pikë prapa Interit. Por këtë radhë kritikat nuk ishin për vendimin e arbitrit të sfidës sesa për ndërhyrjen e sistemit VAR. Ish arbitri italian, Graziano Cesari analizoi episodin e golit të Troilos duke shpjeguar gjithçka. ‘Arbitri Piccinini në fillim akordon faull për Milanin dhe spostohet drejt zonës së vogël, ku kishte parë një kontakt mbi Maignan-thotë Cesari-Ai i Valentit është një bllokim në lëvizje drejt portierit dhe është gjithnjë i ndëshkueshëm, mbrojtësi nuk shikon topin, i afrohet Maignan që nuk...
Burimi:
top-channel.tv