‘Tani te ëndrrat besoj akoma më fort’/ Kartoni i tifozit të vogël të Fiorentinës që u ndalua në stadium, vjen ndjesa e Cremoneses
‘Na fal, Tommy, të presim në Zini’. Tommy është një tifoz i vogël i Fiorentinës që nga Lodi shkoi në Cremona për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës dhe me vete kishte marrë një karton ku shkruhej: ‘Tani te ëndrrat besoj më fort, Tommy’ të cilin punonjësi i sigurisë në stadium ia bllokoi në hyrje të impiantit të Cremoneses. Nga këtu nisi një zhurmë e madhe në rrjetet sociale ku u shfaq solidariteti për vogëlushin tifoz dhe një ditë më pas erdhi edhe ndjesa publike nga ana e klubit të Cremoneses. ‘Në lidhje me episodin që përfshiu tifozin e vogël të fiorentinës, Tommaso të cilit nuk iu lejua të mbajë kartonin e tij në tribunë për ndeshjen me Fiorentinën, U.S Cremonese, pasi konstatoi faktet...
Burimi:
top-channel.tv