Synimi për Scudetton dhe avancimi në Ligën e Kampionëve, kombinimi i pamundur i futbollit italian
Pas finales tragjike të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku PSG i shënoi pesë gola, shumë tifozë të Interit vunë në dyshim logjikën e sakrifikimit fizik dhe mendor për një rrugëtim evropian që mund të mos shpërblehet, në kurriz të garës për Scudetton. Në prag të sfidës kundër Bodos, Federico Dimarco deklaroi se do të preferonte titullin kampion në Itali. Një qëndrim që pasqyron realitetin aktual: për momentin, duket vërtet e vështirë të imagjinohet një skuadër italiane që fiton trofeun më prestigjioz evropian. Historia e konfirmon këtë vështirësi. Dopieta – triumfi në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve – është arritur vetëm në tre raste nga klubet italiane: Interi në vitet 1965 dhe 2010 (në rastin e fundit duke shtuar edhe Kupën e Italisë)...
Burimi:
top-channel.tv