Spalletti-Juventus, takimi për rinovimin nuk do të jetë një formalitet/ Merkato dhe strategji, trajneri do përgjigje të sakta

Spalletti-Juventus, takimi për rinovimin nuk do të jetë një formalitet/ Merkato dhe strategji, trajneri do përgjigje të sakta

‘Pauza e ndeshjeve të kombëtareve është momenti i duhur, ka më pak stres dhe më shumë kohë dhe nga ana ime ekziston i gjithë disponibiliteti për të dëgjuar se çfarë do të më thotë klubi’-kështu u shpreh përpara pak ditësh Luciano Spalletti kur u pyet për rinovimin e kontratës me Zonjën e Vjetër. Por ky takim mes trajnerit toskan dhe drejtuesve të Juventusit që është parashikuar të zhvillohet gjatë kësaj jave për rinovimin deri në 2027 me opsion edhe për një vit tjetër, nuk do të jetë një formalitet. Klubi bardhezi i ka idetë e qarta dhe e ka me ngut të nënshkruajë kontratën e re me Spallettin; Juventus nuk ka pasur kurrë dyshime për një të ardhme me Spallettin në pankinë dhe është i...