Sikur të mos mjaftonte “turpërimi” sportiv, Interi humbet edhe Lautaro Martinez
Në minutën e 60-të të ndeshjes Bodo/Glimt kundër Interit, Lautaro Martinrz u zëvendësua nga Marcus Thuram pasi ndjeu shqetësime në pulpën e majtë. Prandaj, Chivu zgjodhi ta zëvendësonte atë si masë paraprake. Kapiteni, i cili kishte dhimbje, u kthye menjëherë në dhomën e zhveshjes për të vlerësuar problemin me stafin mjekësor. Diagnoza fillestare është një tendosje e pulpës, e cila do të vlerësohet në ditët në vijim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv