“Shtanget” Napoli, kampionët e Italisë përmbysen nga Atalanta dhe shohin Scudetto-n t’i venitet
Atalanta arriti një fitore të madhe me përmbysje ndaj Napolit, duke triumfuar 2-1 në Bergamo në kuadër të javës së 26-të të Serie A. Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gutierrez, Beukema realizoi me kokë për 0-1. Vendasit reaguan me disa tentativa të vakëta nga Sulemana, ndërsa skuadra e drejtuar nga Conte ishte pranë dyfishimit të rezultatit, fillimisht me një gol të anuluar të Alisson Santos dhe më pas me një penallti të fituar për faull të Hien ndaj Hojlund, e cila u anulua nga sistemi VAR. Edhe në fillim të pjesës së dytë u përsërit i njëjti skenar: një tjetër gol i anuluar për Napolin, këtë herë ndaj Gutierrez,...
Burimi:
top-channel.tv