Serie A/Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como fitore historike në ‘Allianz Stadium’
Como bën gjëmën në javën e 26 të Serie A teksa mori një fitore historike pasi vjen pas 75 vitesh ndaj Juventusit në Allianz Stadium me rezultatin 2-0 duke thelluar krizën e rezultateve për skuadrën e Luciano Spallettit që pësoi humbjen e tretë radhazi pas atyre me Interin në kampionat dhe Galatasaray në Ligën e Kampioneve. Ishte Juventusi që e dha sinjalin e parë në këtë ndeshje me Yildiz që në minutën e 5 vuri në punë portierin Butez, por golin e gjeti pikërisht skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas me Vojvodën që mposhti Di Gregorion me një gjuajtje me të majtën që gjeti edhe devijimin e Mirettit. Në minutën e 22, Juventusi pati shansin për të barazuar me Opendan por ky i fundit e...
Burimi:
top-channel.tv