Serie A/Versionet e arbitrave: Kishte penallti për Interin, kartoni i kuq për Wesley, i drejtë

Serie A/Versionet e arbitrave: Kishte penallti për Interin, kartoni i kuq për Wesley, i drejtë

Nga polemikat në San Siro, të kartoni i kuq aq shumë i diskuaruar i Wesley në Como-Roma. Raundi i fundjavës që kaloi në Serie A kishte shumë episode kontroversë. Dino Tommasi, anëtar i komisionit arbitrar i analizoi në Open VAR dhe fillimisht ai foli për kontaktin mes Sulemana dhe Dumfries. ‘Nuk ka shtyrje, dora sapo e ka prekur, edhe në kontaktin poshtë nuk ka asnjë lloj faulli, ndërsa kontakti në rënie e sipër nuk është për faull-tha Tommasi-vendimi i dhënë në fushën e lojës ishte korrekt dhe e analizuar mirë në sallën VAR ku janë vlerësuar të gjitha hipotezat’ Krejt ndryshe ishte opinioni i Tommasit në lidhje me penalltinë e mundshme pas episodit të ndërhyrjes së Scalvinit ndaj Frattesit. ‘Salla VAR e konfirmoi shpejt të...