Serie A/Vendos Marusic në çastet e fundit, Lazio mposht Sassuolon

Serie A/Vendos Marusic në çastet e fundit, Lazio mposht Sassuolon

Java e 28 e Serie A u mbyll me fitoren e Lazios ndaj Sassuolos. Në Olimpico skuadra e Maurizio Sarri e fitoi këtë përballje me rezultatin 2-1, një sukses që erdhi vetëm në castet e fundit. Sarri u detyrua të heqë dorë për pjesën e mbetur të sezonit nga Provedel të dëmtuar dhe kështu i dha mundësinë e debutimit portierit 21 vjeçar Edoardo Motta, ndërkohë që Daniel Maldini iu gëzua golit të tij të parë me fanelën e Lazios. Ish futbollisti i Atalantës e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2 duke dërguar në rrjetë me portën bosh një top të devijuar nga Idzes pas një aksioni personal të Isaksen. Sassuolo u përpoq të përgjigjej me Nzola në minutën e 27, por Motta nuk u...