Serie A/Udinese dominon Fiorentinën, skuadra violë mbetet në ‘zonën e ftohtë’
Java e 27 e Serie A mbyllet me ndeshjen mes Udinese dhe Fiorentinën e fituar pastër nga skuadra friulane me rezultatin 3-0 me skuadrën violë që nuk diti të shfrytëzojë humbjet e skuadrave rivale për mbijetesë Në Bluenergy Stadium u pa një ndeshje pa histori me Udinesen që ishte dominuese në fushën e lojës falë edhe dyshes Zaniolo-Davis të cilët mbrojtja e Fiorentinës e kishte të pamundur t’i ndalte. Vetëm 10 minuta priti Udinese për të marrë avantazhin në 1-0 në rezultat me golin e shënuar nga Kabasele. Më pas De Gea bëri disa pritje për të evituar golin e dytë të Udineses, por nuk mundi dot të bëjë dot gjë në minutën e 63 kur friulanët fituan penallti pas faullit të Ruganit ndaj Davis...
Burimi:
top-channel.tv