Serie A, u dalluan Gjimshiti dhe Muric, ‘Sofascore’ i përfshin në formacionin e javës.
Në këtë fundjavë në kampionatin italian të futbollit spikatën në mënyrë të veçantë dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që aktualisht është në pjesë e Atalantës dhe portierin e kombëtares së Kosoves Muric që është në radhët e Sassuolos. Këta dy futbollistë në përfundim të sfidave të këtij raundi të kampionatit italian janë përfshirë në formacionin e javës të përpiluar nga portali i specializuar i statistikave, ‘Sofascore’. Berat Gjimshiti bëri një paraqitje mjaft të mirë në sfidën kundër Veronës dhe Sofascore e vlerësoi me notën 8, ndërsa Muric, është portieri në formacionin e kësaj jave. Gardiani dardan ishte protagonist absolut në barazimin e Sassuolos ndaj Juventusit teksa bëri 7 pritje të rëndësishme, ku ajo që pati thuajse vlerën...
Burimi:
top-channel.tv