Serie A/Sassuolo befason Atalantën e Gjimshitit, në inferioritet numerik mposht bergamaskët

Serie A/Sassuolo befason Atalantën e Gjimshitit, në inferioritet numerik mposht bergamaskët

Sassuolo bën befasinë në Serie A teksa mundi Atalantën ndeshjen e javës së 27 të Serie A. Në Mapei Stadium, Sassuolo arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin 2-1 në një sfidë të cilën për më tepër e mbylli me 10 futbollistë. Atalanta vinte në këtë ndeshje me entuziazmin e përmbysjes së madhe ndaj Borussia Dortmund duke u kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Dhe në fakt në minutën e 10 Zalewski pati një shans të artë për t’i dhënë avantazhin Atalantës por nuk e shfrytëzoi atë. Në krahun tjetër Carnesecchi shpëtoi portën e tij nga një gjuajtje me kokë e Thorsvedt, ndërkohë që pak çaste më vonë ndodhi episodi që ndezi përfundimisht ndeshjen, ndëshkimi me karton të kuq i Pinamontit....