Serie A, Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rigjen De Bruyne dhe Anguissa

Serie A, Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rigjen De Bruyne dhe Anguissa

Napoli mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e radhës në Serine A italiane teksa arriti të mposhtë Torinon e Adrian Ismajlit me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku Antonio Conte iu gëzua shumë edhe rikthimit në fushë të Kevin De Bruyne dhe Anguissa. Në Maradona Stadium, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Napolit për të cilin shënoi, Alisson Santos që në minutën e 7 duke shfrytëzuar një asist të Spinazzolës. Në pjesën e dytë, në minutën e 68, Napoli shënoi sërish këtë radhë me Elmas pas një pasimi të saktë të Politanos për të çuar rezultatin në 2-0. Në minutën e 87 Torino rihapi llogaritë e ndeshjes me golin e Casadei që shkurtoi diferencën në 2-1. Por pas këtij momenti, historitë...