Serie A/ Napoli, fitore me përmbysje ndaj Lecces së Ramadanit, i afrohet Milanit

Serie A/ Napoli, fitore me përmbysje ndaj Lecces së Ramadanit, i afrohet Milanit

Napoli mori një fitore të rëndësishme në Serie A teksa në Maradona Stadium mposhti Leccen ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani me rezultatin 2-1. Ishte kjo një fitore e arritur me përmbysje në rezultat që i dha mundësinë skuadrës së Antonio contes t’i afrohet ndjeshëm Milanit në klasifikim me kuqezinjtë që do të luajnë këtë të dielë në Olimpico ndaj Lazios së Maurizio Sarrit. Fillimi i sfidës ishte perfekt për Leccen që e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë me golin e Jamil Siebert. Skuadra salentine diti ta mbajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që gjërat ndryshuan pas pushimit të ndeshjes. Me fillimin e 45 minutave të dyta, Napoli barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Hojlund....