Serie A/Lazio ngec në Cagliari, bardhekaltërve iu largohet zona evropiane

Serie A/Lazio ngec në Cagliari, bardhekaltërve iu largohet zona evropiane

Nuk ka fitues në sfidën mes Cagliarit dhe Lazios. Në sfidën e zhvilluar në Unipol Domus kjo ndeshje u mbyll me barazimin pa gola 0-0, një rezultat që duket se kënaq më shumë pikërisht kuqeblutë nga Sardegna që duan të sigurojnë qëndrimin në Serie A. Në pjesën e parë ishte Cagliari ai që luajti më mirë me skuadrën sarde që iu afrua golit të avantazhit me Ze Pedro që u ndal nga shtylla, Adopon, gjuajtja me kokë e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën dhe Espositon që e dërgoi topin pak mbi portën laziale dhe në fund skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 0-0. Ky rezultat u pa edhe gjatë 45 minutave të dyta, ndërkohë që në minutën e 85 Yerry Mina e...