Serie A, ku kanë përfunduar goleadorët, numri më i ulët i golave të shënuar që nga 2000

Serie A, ku kanë përfunduar goleadorët, numri më i ulët i golave të shënuar që nga 2000

Për shumë vjet është thënë se Serie A ishte universiteti i qendërsulmuesve. Por aktualisht kjo thënie bie poshtë teksa epoka e artë e goleadorëve në futbollin italian ka perënduar dhe se po shënohet gjithnjë e më pak nga qendërsulmuesit. Që nga viti 2000 e deri tani, pas 27 ndeshjesh kampionat, golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk kishte shënuar kurrë kaq pak gola. Lautaro Martinez është ‘mbreti’ për këtë sezon me 14 gola të shënuar; në 26 vitet e fundit, kuota minimale e golave të shënuar në këtë pikë të sezonit ka qenë 15(Icardi në 2014/15 dhe Tevez në 2013/14). Një tjetër e dhënë që evidenton krizën e sulmuesve në Serie A ka të bëjë me futbollistët me statistika dyshifrore pas 27 javësh. Këtë vit,...