Serie A/ Gola dhe spektakël në Olimpico, Juventus eviton humbjen ndaj Romës në çastet e fundit, verdhekuqtë mbeten 4 pikë para ‘Zonjës së Vjetër’
Java e 27 e Serie A sheh që Roma pa t’i sfumohej mundësia e shkëputjes nga Juventusit në garën për zonën Champions. Në Olimpico skuadrat dhuruan spektakël në fushën e lojës por në fund të 90 minutëshit nuk pati fitues pasi rezultati përfundimtar ishte 3-3. Ndeshja ishte vibruese që nga fillimi me verdhekuqtë që ishin të rrezikshëm falë treshes Pisilli-Pellegrini dhe Malen duke qenë të paparashikueshëm dhe ishte pikërisht kapiteni ai që iu afrua shumë golit. Në anën tjetër, Yildiz shkundi Juventusin që gjithsesi në minutën e 39 u ndëshkua. Pisilli vodhi topin dhe ëesley shënoi një gol kryevepër duke i dhënë avantazhin 1-0 Romës, një avantazh që verdhekuqtë e ruajtën deri në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e 45 minutave të dyta,...
Burimi:
top-channel.tv