Serie A/Gabimet në Atalanta-Napoli do dënojnë Chiffin, Piccinini i Milan-Parma shpëton

Serie A/Gabimet në Atalanta-Napoli do dënojnë Chiffin, Piccinini i Milan-Parma shpëton

Arbitrat e Serie A në Itali patën një fundjavë horror që nuk la aspak indiferencë Shoqatën Italiane të Arbitrave me këtë të fundit që është gati të marrë masa. Pas La Penna që është pezulluar pas Inter-Juventus dhe që është gati të rikthehet në fushë këtë javë, ai që do të paguajë gabimet e tij me 1 raund pezullim do të jetë arbitri i Atalanta-Napoli, Chiffi, të cilin AIA e ngeli në klasë. Sipas La Repubblica, drejtuesit arbitrarë verifikuan një diferencë të madhe në vlerësimin e episodeve kyç sic ishte penalltia që iu dha dhe më pas iu anulua Hojlund në pjesën e parë dhe goli i anuluar i Gutierrez, gjithnjë për faull të danezit ndaj Hien në pjesën e dytë. Në rastin e parë,...