Serie A/ Fiorentina-Pisa 1-0, Moise Kean vendos derbin toskan

Serie A/ Fiorentina-Pisa 1-0, Moise Kean vendos derbin toskan

Fiorentina mori maksimumin në ndeshjen e saj të javës së 26 të Serie A teksa në Artemio Franchi fitoi derbin toskan me Pisa me rezultatin 1-0 në një sfidë shumë delikate për mbijetesën. Sinjalin e parë në këtë ndeshje e dha Ndour në minutën e 7 duke vënë në provë portierin Nicolas me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Katër minuta më vonë, ishte Caracciolo që ndërhyri ndaj një gjuajtje të Brescianini përpara se Kean në minutën e 13 të shënonte golin e avantazhit, sulmuesi italian shfrytëzoi një gabim të Canestrellit dhe mposhti portierin Nicolas nga shumë pranë portës. Fiorentina kishte krejtësisht kontrollin e fushës dhe u kthye të rrezikojë sërish me Dodo dhe Kean, ndërsa Pisa e kishte të pamundur të ndërtonte një...