Serie A, Fiorentina, fitore me aromë mbijetese ndaj Cremoneses
Java e 29 e Serie A mbyllet me fitoren e thellë të Fiorentinës ndaj Cremoneses në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-1, një sukses ky shumë i rëndësishëm për mbijetesën në elitën e futbollit italian të skuadrës violë. Në stadiumin Zini sfida nisi me një homazh për Davide Astori dhe më pas i erdhi radha futbollit të luajtur. Fiorentina zhbllokoi rezultatin në minutën e 25 me Parisin që me një gjuajtje në diagonal mposhti portierin Audero i cili u mashtrua edhe nga një devijim i lehtë i Florianit. Një gol ky që shtoi entuziazmin te skuadra violë që në minutën e 31 shënoi edhe golin e dytë me Piccoli që shfrytëzoi asistin e Gosens. Golin më të bukur të ndeshjes e shënoi Dodò...
Burimi:
top-channel.tv