Serie A/Como ‘pushton’ Sardenjën, mposht Cagliarin dhe i bashkohet Romës në zonën Champions

Serie A/Como ‘pushton’ Sardenjën, mposht Cagliarin dhe i bashkohet Romës në zonën Champions

Como pushton Sardenjën dhe merr një fitore të çmuar ndaj Cagliarit në javën e 28 të Serie A. Në Unipol Domus, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 2-1 në favorin e saj dhe i bashkangjitet Romës në vendin e katërt të klasifikimit me 51 pikë. Como priti vetëm 14 minuta për të zhbllokuar rezultatin me Baturinën. Kroati ishte shumë i shpejtë në zonë për të dërguar në rrjetë një top që kishte mbetur në qendër pas një karambolimi te Dossena dhe Da Cunha. Por në minutën e 36, Como humbi një prej futbollistëve më të rëndësishëm të tij, Perrone për shkak të një goditje të marrë në pjesën e pasme të kofshës. Cagliari nga ana e tij dukej i...