Serie A/Como përmbys Romën, skuadra e Fabregas, e vetme në vendin e katërt
Como fiton ndeshjen direkte me Romën për një vend në zonën Champions e vlefshme për javën e 29 të Serie A. Në Sinigaglia skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas arriti të fitojë më përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj verdhekuqve dhe tani është e vetme në vendin e katërt të klasifikimit. Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për Romën që mori avantazhin që në minutën e 7 kur Malen ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga El Sharaawy. Në pjesën e dytë Como e ndryshoi krejt rrjedhën e sfidës. Douvikas i aktivizuar pikërisht në fillimin e 45 minutave të dyta barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që në minutën e 64, Wesley që e kishte marrë më parë një karton të verdhë, e mori sërish një të tillë...
Burimi:
top-channel.tv