“Sa të jetë Marotta, Serie A do të jetë e manipuluar”/ Polemikat e Roberto Savianos, reagon presidenti zikaltër: Nuk e njoh kush është
Pas konferencës së shkurtër për shtyp të Giuseppe Marotta-s, ku ai komentoi për çështjen Bastoni, presidenti i Interit nuk i shpëtoi as akuza-ve të ashpra të Roberto Saviano-s, i cili e akuzoi atë për “falsifikimin” e kampionatit italian. Në një postim në Instagram, shkrimtari i njohur dhe tifoz i zjarrtë i Napolit, foli për një “kampionat fals” pas episodeve të diskutueshme në Derbit të Italisë, duke shtuar se derisa Marotta të ketë një rol të rëndësishëm në futbollin italian, do të ketë gjithmonë dyshime mbi ndershmërinë e kampionatit. Shkrimtari shoqëroi postimin me një foto të Marottës dhe mbishkrimin: “Përderisa ky njeri të ketë një rol në futbollin italian, të gjithë do të kenë ndjesinë se kampionatet janë të manipuluara. Kampionati italian është i manipuluar sot,...
Burimi:
top-channel.tv