Roma ‘kuron plagët’ e eliminimit në Europa League, fiton ndaj Lecces në Serie A
Roma kuron plagët e eliminimit në Europa League me fitoren ndaj Lecces në kampionatin italian të futbollit. Në Olimpico të Romës, skuadra verdhekuqe iu imponua skuadrës salentine ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe i bashkohet Juventusit në vendin e pestë të klasifikimit. Në pjesën e parë të ndeshjes, Roma pa që t’i anulohej një gol i Pisillit për pozicion jashtë loje të Lorenzo Pellegrinit. Në pjesën e dytë Gasperini bëri edhe lëvizjen vendimtare, teksa në minutën e 51, Robinio Vaz hyri në fushën e lojës në vend të El Aynaoui dhe me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një top të dhënë nga Hermoso. Roma kërkoi me ngulm edhe golin e dytë,...
Burimi:
top-channel.tv