Roma, Gasperini drejt sfidës me Juventusin: Dybala në dyshim, Soule nuk luan
Te Roma nuk dihet ende nëse Paulo Dybala do të mund të luajë në supersfidën e së dielës me Juventusin apo jo. Ishte vetë trajneri Gian Piero Gasperini që e pohoi këtë në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. ‘Sot do të kuptojmë nëse Dybala do të mund të luajë apo jo këtë ndeshje, është shumë më mirë, por nuk është ende në kushtet se mund të luajë-tha Gasperini-përsa i përket Soule, me siguri nuk do të jetë këtë javë, por për javën e ardhshme shpresojmë se do të na bashkohet’. Për Gasperinin, sfida me Juventusin duket si një përballje me të kaluarën duke qenë se ai ka qenë pjesë e klubit bardhezi. ‘Juventus për mua ka qenë një palestër...
Burimi:
top-channel.tv