Revolucion nga porta në sulm/ Zbulohen emrat që do të largohen nga Interi verën e ardhshme, merret vendimi edhe për trajnerin Chivu

Revolucion nga porta në sulm/ Zbulohen emrat që do të largohen nga Interi verën e ardhshme, merret vendimi edhe për trajnerin Chivu

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Bodo/Glimt, Interi tani do të përqendrohet te dy objektivat kryesore të sezonit: Kupa e Italisë dhe kampionati. Edhe pse ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Milanit në Serie A, klubi nuk ka ndërmend të ndalet dhe do të vazhdojë të luftojë për tituj, me shpresën për të arritur një revolucion të vërtetë këtë verë. Marotta dhe Ausilio kanë kohë që po rinovojnë skuadrën dhe, brenda pak muajsh, disa lojtarë mund të largohen nga klubi. Një nga largimet më të mundshme është ai i portierit Yann Sommer, i cili ka mbërritur në vitin 2023 për të zëvendësuar Onanën. Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe, pavarësisht se ka pasur periudha me ulje-ngritje me Interin, ai nuk do...