Protesta të zjarrta jashtë stadiumit Olimpico nga tifozët lacial: Akt ekstrem dashurie…
Mbrëmja e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë ndaj Atalantës u zhvillua në një atmosferë të pazakontë për Lazio-n. “Olimpico” mbeti pothuajse bosh, pasi tifozët bardhekaltër vendosën të protestonin kundër drejtuesve të klubit, duke braktisur tribunat pavarësisht rëndësisë së sfidës. Mbështetësit e Lazios u grumbulluan fillimisht në zonën e Ponte Milvios dhe më pas u zhvendosën pranë Curva Nord, jashtë stadiumit, për të treguar njëkohësisht pakënaqësinë ndaj menaxhimit të presidentit Claudio Lotito dhe për të shprehur mbështetjen për skuadrën. Në pankartat e shpalosura lexohej mesazhi: “Një akt ekstrem dashurie”, një shprehje që sipas tyre simbolizon sakrificën për të bërë të qartë qëndrimin ndaj klubit, pa braktisur lojtarët në një moment delikat të sezonit. Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa tifozët kënduan dhe brohoritën jashtë...
Burimi:
top-channel.tv