Portieri shqiptar, Muriç i mohon fitoren Juventusit përballë Sassuolos
Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi në përballjen ndaj Sassuolos. “Bardhezinjtë” zhvilluan një paraqitje solide, por që Aro Muriç me pritje fantastike bëri që epilogu përfundimtar të jetë 1-1. Kenan Yildiz kaloi Juventusin në epërsi pas një kundëraksioni të shpejtë (14’). Pierre Kalulu pastaj kishte një rast të artë por që nuk ia doli ta mposhtë Aro Muriçin për ta dyfishuar epërsinë (41’). Kur askush s’e priste, Sassuolo ndërtoi një aksion të bukur ku Domenico Berardi gjeti Pinamontin e harruar dhe ky i fundit shënoi për të barazuar rezultatin (52’). Juventusi më pas tentoi të gjejë golin e fitores dhe kishte rastin e artë por që Manuel Locatelli dështoi nga pika e bardhë. Goditja e italianit u lexua për...
Burimi:
top-channel.tv