Polemikat në Inter-Atalanta; Shoqata e Arbitrave konfirmon se kishte penallti për Frattesin
Nëse mediat në Itali i japin të drejtë Mangianiello për golin e Atalantës, nuk ndodh kështu për momentin e kontaktit mes Scalvinit dhe Frattesit në zonë teksa të gjitha deklaruan se duhej akorduar 11 metërsh për Interin. Mësohet se edhe vetë Shoqata e Arbitrave i dhanë të drejtë Interit të paktën në lidhje me episodin e penalltisë. Paradoksi i precedentëve; rastet Dumfries-Alex Sandro dhe Darmian-Magnani. Një ngushëllim i lehtë ky, duke parë se tashmë barazimi është konfirmuar dhe lufta me Milanin për titullin. Hidhërimi zikaltër vjen edhe nga dy precedentë të ngjashëm me kontrastin Scalvini-Frattesi dhe me të cilat u ndëshkua pikërisht Interi. Në tetor të 2021 u akordua një penallti në favor të Juventusit pas një kontakti mes Dumfires e Alex Sandros ashtu sikurse...
Burimi:
top-channel.tv