Po shkëlqen me Club Brugge/ Djali i ikonës së Interit kërkon rikthimin te zikaltrit, Atletico futet në garë
Performancat e shkëlqyera të Aleksandar Stankoviç në radhët e Club Brugge vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, duke përfshirë Borussia Dortmund, Arsenal dhe tani Atletico Madrid. Mesfushori serb ka impresionuar këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë pesë asiste në 41 paraqitje. Aktualisht, vlera e tij është vlerësuar në 40 milionë euro, një rritje e madhe krahasuar me 9.5 milionë eurot që Club Brugge pagoi për të në verën e kaluar, kur e mori nga Interi. Në mesin e ekipeve që kanë shprehur interes për të është edhe Atletico Madrid, me trajnerin Diego Simeone që po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin serb. Siç raportohet nga Matteo Moretto për Radio Marca, vlera e Stankoviç është rritur ndjeshëm, dhe ai mund të...
Burimi:
top-channel.tv