Përtej dëmtimeve dhe lodhjes, Chivu thyen rekorde/ Askush si rumuni në historinë e Interit, lë pas edhe Mourinhon
Pa Lautaro Martinez, pa Hakan Calhanoglu, pa Nicolo Barella dhe ende pa Denzel Dumfries. Me rikthimin në minutën e fundit të Piotr Zielinski, me Davide Frattesi sapo të shëruar nga temperatura dhe me Stefan de Vrij të rikthyer në qendër të mbrojtjes. Në sulm, një 20-vjeçar që tashmë është kthyer në siguri, Francesco Pio Esposito, dhe një tjetër 22-vjeçar, Ange-Yoan Bonny, i hedhur në fushë me sukses në vend të veteranit Marcus Thuram në fundin e ndeshjes, në kërkim të fitores. Pastaj erdhën golat, të realizuar nga Henrikh Mkhitaryan dhe Manuel Akanji, zgjedhje të goditura nga stoli, si dhe me kontributin e të zakonshmit dhe të pazëvendësueshmit Federico Dimarco. E gjithë kjo më pak se 70 orë para sfidës së rëndësishme në Bodo. Kjo është...
Burimi:
top-channel.tv