Pendesat e Lorenzo Insignes: Duke lënë Napolin, humba shumë. Flas gjithnjë me Gattuson

Pendesat e Lorenzo Insignes: Duke lënë Napolin, humba shumë. Flas gjithnjë me Gattuson

Lorenzo Insigne nuk e harron të kaluarën. Është kthyer aty ku nisi gjithçka, në Pescara dhe pas eksperiencës në Toronto ai reflekton, teksa në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ flet për atë që mund të kishte shkuar ndryshe në karrierën e tij. ‘Në Kanada, në aspektin futbollistik, gjërat nuk shkuan siç doja-tregon Insigne-durim, gjithnjë e kam nisur nga e para. Si eksperiencë jete ishte fantastike. U kthyem dhe fëmijëve të mi iu mungonin miqtë dhe shkolla në Toronto. Profesionalisht prisja një futboll ndryshe. Pata disa probleme fizike dhe nuk e njohën Insignen e vërtetë. Nuk ishim në gjendje që të krijonim një skuadër kompetitive dhe fajet ranë mbi mua që isha më i paguari. Por kushdo do të bënte të njëjtën zgjedhje’. Për...