Pas humbjes me Parmën, asistenti i Allegrit: Topi nuk donte të hynte, objektivi ynë, kthimi në Ligën e Kampioneve
Milani pësoi një humbje të papritur në San Siro ndaj Parmës që ndoshta e ka nxjerrë përfundimisht jashtë gare për titull. Kuqezinjtë nuk kishin në pankinë Massimiliano Allegrin të skualifikuar dhe analizën e kësaj ndeshjeje bëri asistenti i tij Marco Landucci që konfirmoi se objektivi i Milanit vazhdon të jetë kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm. ‘Nuk jemi të kënaqur, Parma bëri një ndeshje shumë të mirë. Sot topi nuk donte të hynte në portë-tha Landucci-duhet të mendojmë se të martën rinis puna. Jemi të hidhëruar sepse i donim 3 pikët; kemi arritur shumë rezultate pozitive, por tani duhet të rinisim gjithçka. Skuadrës i erhi keq, u përpoqëm t’i inkurajojmë. Nuk duhet të mendojmë për të tjerët, por për rrugëtimin tonë, të bëjmë sa...
Burimi:
top-channel.tv