Pas disfatës në derbi, Inter frenohet nga Atalanta mes polemikave, Milan fërkon duart
Inter bën një tjetër hap fals në Serie A. Skuadra zikaltër, pas humbjes në derbin e Madonninës me Milanin, la dy pikë të tjera në fushën e lojës, këtë radhë në ndeshjen me Atalantën që u mbyll me barazimin 1-1, një rezultat që i jep një asist Milanit për ndeshjen e së dielës ndaj Lazios në Olimpico. Ishte një ndeshje që u mbyll mes tensioneve dhe polemikave të shumta për shkak të golit të Krstovic, ndërkohë që trajneri Chivu u ndëshkua me karton të kuq. Interi mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 25 falë golit të Pio Esposito. Në minutat në vazhdim zikaltrit kishin shanset e tyre për të shënuar golin e dytë, por i shpërdoruan ato dhe në minutën e 83 erdhi...
Burimi:
top-channel.tv