Ngjarja e rëndë në shtëpinë e futbollistit të Romës, flet mamaja e tij: Ma vendosën armën në fyt…

Ngjarja e rëndë në shtëpinë e futbollistit të Romës, flet mamaja e tij: Ma vendosën armën në fyt…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e Neil El Aynaoui, mesfushor i Roma. Nëna e tij, Sophie, ka rrëfyer momentet e frikshme të një grabitjeje të ndodhur në vilën e tyre në zonën e Castel Fusano, në Romë. E kontaktuar nga mediat, ajo tregoi tmerrin e përjetuar gjatë natës kur disa persona të armatosur hynë me forcë në banesë, duke kërcënuar familjarët dhe duke marrë sende me vlerë të konsiderueshme. Sipas saj, grabitësit arritën të largohen me një plaçkë që përfshinte bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe çanta të markave të njohura. “Ma vendosën armën në fyt, arrija vetëm të bërtisja për ndihmë”, rrëfeu ajo, duke përshkruar momentet e ankthit që përjetoi gjatë sulmit. “Morën gjithçka dhe u larguan”,...