Napoli, më në fund një lajm i mirë për Conten, De Bruyne i bashkohet skuadrës

Napoli, më në fund një lajm i mirë për Conten, De Bruyne i bashkohet skuadrës

Antonio Conte dhe Napoli, më në fund marrin një lajm të mirë nga infermieria; Kevin De Bruyne po sheh dritë në fund të tunelit dhe që nga kjo e hënë po i gëzohet sërish fushës së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në qendrën stërvitore në Castel Volturno Pas 4 muajsh të gjatë që u detyrua të qëndrojë jashtë fushave të lojës për shkak të dëmtimit të pësuar në tendinë në ndeshjen ndaj Interit në fund të muajit tetor, mesfushori belg është gati të vihet sërish në dispozicion të skuadrës kampione të Italisë dhe trajnerit Antonio Conte për fazën finale të sezonit. Ashtu siç e nënvizoi vetë Conte, për rikthimin në kohë të plotë të Kevin De Bruyne, duhet kujdesi maksimal duke qenë se dëmtimi...