Napoli, fitore në frymën e fundit/ Lukaku, heroi i skuadrës së Antonio Contes
Napoli vuan por arrin të marrë një fitore të çmuar në ndeshjen e javës së 26 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, mposhti në Bendegodi Veronën me rezultatin 2-1 ku ai që e nderoi ishte Romelu Lukaku me golin e shënuar në sekondat e fundit. Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për kampionët e Italisë që morën avantazhin që në minutën e 2 të sah me Hojlund që me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një krosim të Vergarës. Në pushimin e ndeshjes, Conte la në dhomën e zhveshjes Spinazzolan duke aktivizuar Gutierrez, por Napoli nuk ishte në gjendje që të mbyllte llogaritë e ndeshjes edhe për shkak të një mundësie të humbur nga Vergara dhe në mesin e pjesës së dytë...
Burimi:
top-channel.tv