Napoli, Drejtorit Sportiv Manna nuk i mbajnë nervat: Goli i anuluar për turp, pse VAR nuk ndërhyn…
Napoli mori një tjetër goditje në kampionatin italian të futbollit teksa u mund në Bergamo nga Atalanta me rezultatin 2-0. Ndërsa trajneri Conte refuzoi të flasë në media, ishte Drejtori Sportiv i kampionëve të Italisë, Giovanni Manna ai që foli duke mos e fshehur aspak nervozizmin e tij në lidhje me golin e anuluar për një kontakt mes Hojlund dhe Hien. ‘E pakomentueshme, të dalësh nga fusha e lojës pa pikë pa e merituar është diçka e rëndë-tha Giovanni Manna-në atë aksion nuk kishte asgjë, nuk kishte kontakt, nuk kishte faull. Nuk e kuptoj si e fërshëllyen si faull. Goli i anuluar ishte një turp. Përse nuk e verifikuan? Thirrën arbitrin te monitori në rastin e penalltisë, kurse këtu jo. Nuk është hera e parë...
Burimi:
top-channel.tv