Moratti thumbon Juventusin: Tani bën viktimën, është diçka e re, historia nuk e kujton kështu

Moratti thumbon Juventusin: Tani bën viktimën, është diçka e re, historia nuk e kujton kështu

Polemikave të forta mes Interit dhe Juventusit i shtohet edhe ish presidenti i klubit zikaltër, massimo Moratti që nuk i kursen thumbat në drejtim të Zonjës së Vjetër në lidhje me protestat e kësaj të fundit pas kartonit të kuq të Kalulu ‘Kanë ndryshuar kohët. Tani Juventus ankohet, bën viktimën, është diçka e re. Më duket se e kanë ekzagjeruar me protestat sikur ishte një viktimë e tmerrshme e futbollit italian, por historia nuk e kujton kështu-u shpreh Massimo Moratti teksa komentoi telefonatën e John Elkann me presidentin e Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. ‘Simulimet më bezdisin, më kanë sjellë mërzi. Ai i mbrëmjes së kaluar ishte një simulim entuziazt-vijoi Moratti-Bastoni bëri një kërcim të pabesueshëm pas zgjatjes së krahut të kundërsharit që e...